“I dashur Milan, sot më duhet të them lamtumirë dhe të falenderoj për gjithçka që kemi përjetuar bashkë. Që në momentin e parë që vesha këtë fanellë, e dija se isha në një vend të veçantë.”
Kështu nis mesazhi përshëndetës i Brahim Diaz për klubin kuqezi. Pas tre vitesh në huazim, mesfushori spanjoll u rikthye te Real Madrid me të cilin ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2027.
“Kjo lamtumirë nuk do të thotë që do të të harroj. Do të mbaj gjithmonë në zemër kujtimet e momenteve që kemi jetuar bashkë, si objektivat e rëndësishëm, fitoret emocionuese dhe festimet e çmendura.
Por edhe momentet e vështira që na bënë më të fortë si skuadër. Ju përshëndes me nostalgji, por edhe me emocion për atë që do të vijë”, përfundonte Brahim Diaz në një postim në rrjetet sociale./h.ll/abcnews.al
View this post on Instagram

