“I dashur Halit vije maskën, Hajdari vije maskën”, Rama: Dua të sqaroj ata që më kritikojnë

schedule12:42 - 16 Korrik, 2020

schedule 12:42 - 16 Korrik, 2020

Kryeministri Edi Rama zbatoi i pari sot rregullin e Ministrisë së Shëndetësisë për vënien e maskave.

Rama iu bëri thirrje deputetëve të mbajnë maskë, ndërsa Rudina Hajdari i dhuroi vetë një të tillë.

Rama tha se e ka një maskë, por gjestin e Hajdarit e mori si flamur paqeje.

“I dashur Halit vije maskën. Hajdari vije maskën. Maskën maskën… maska është tanimë e detyrueshme në ambientet e mbyllura dhe jo e domosdoshme në ambientet e hapura. Përfitoj të sqaroj ata që më kritikojnë kur dal në rrugë dhe jam pa maskë.

Në mjedise të hapura mjafton ruajtja e distancës dhe mos-kontaktimi me shtrëngim duarsh i të tjerëve për të qenë i mbrojtur. Ndërsa në mjediset e mbyllura me vendim zyrtar të MSh, maska është e detyrueshme dhe Kuvendi duhet të japë shembullin e vetë, gjë që zonja Hajdari nuk po e bën vetë, ndoshta për mungesë maske.

(Hajdari ngrihet dhe i jep maskë Ramës). Unë e kam zonja Hajdari, por kur flitet nuk ka nevojë se jemi në distancë. Flamur paqeje ky…”, tha Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!