I çuam djathë dhe mish derri të egër: Përgjimet e Ndranghetas, “peshkohen” shefi i policisë së Tiranës dhe një zv.ministër

schedule16:05 - 25 Janar, 2021

schedule 16:05 - 25 Janar, 2021

Nga përgjimet që Anti-mafia italiane ka bërë ndaj pjestarëve të klanit mafioz të Ndrangheta-s, të cilët kanë bërë investime në sëktorë të ndryshëm në Shqipëri, del se të gjitha ata janë të bindur se këtu nuk “bën dot gjë nëse nuk ke kontaktet e duhura dhe nëse nuk jep rryshfet“.

Në mënyrë të qartë, ai (Antonio Gallo) kërkoi që të prezantohej në ministri dhe organet e tjera. Pa kontakte nuk shkoni askund … duhen kontakte, nëse hapni atje (në Shqipëri sh.r) diçka pa kontakte nuk bëni dot asgjë“, dëgjohet në njërin prej përgjimeve.

Lexo edhe: Dosja e bujshme, zbulohet “Princi” i “Ndrangheta” me biznes në Bllok, dalin emrat e zyrtarëve të lartë

Madje, në një darkë në Romë në vitin 2017, eurodeputeti Lorenzo Cesa shprehet se në Shqipëri, korrupsioni është masiv.

Krahas kontakteve të tyre në institucionet qeverisëse të vendit për t’u futur në tregun e ndërtimit të grataçelave, anëtarët e Ndraghetas duket se u japin rryshfet edhe zyrtarëve me nivel më të ulët të shtetit shqiptar, duke i korruptuar edhe me djath apo mish derri të egër.

Përgjimet e Ndranghetas: Fitojnë miqtë tanë të PS, tiranasait s’janë ciganë si jugu dhe veriu. Kreu i veterinerëve shqiptarë na jep toka pafund

Anti-mafia ka përgjuar një bisedë me datë 9 gusht 2017 mes Tommaso Bruto, djalit të tij Saverio dhe Ercole D’Alessandro, gjatë të cilës ata flasin ndër të tjera se si kanë korruptuar me djath, mish derri të egër dhe disa ushqime të tjera, kreun e Policisë së Tiranës me qëllim që t’i lejonte që të “punonin pa probleme“.

Gjatë bisedës D’Alessdandro shprehet se “ai kishte folur me Shefin e Policisë së Tiranës dhe një tjetër zyrtar të lartë në një ministri dhe një zëvendësministër, të cilëve u kishte dërguar ushqime falë sipërmarrësit të qumështit Dedoni që i kishte çuar të gjithë atë furnizim gastronomik me korrier“.

Në një tjetër bisedë, D’Alessandro shprehet se personazheve të mësipërm u kanë dërguar ushqime me pako, djath mocarella dhe “mish derri të egër”. Bëhet fjalë një lloj derri të egër që rritet në zonën e Kalabrisë.

Duke qenë se është fokusuar tek hetimet në Itali, Anti-mafia nuk shpjegon nëse “ushqimet”, “mocarella” apo “mishi i derrit të egër” janë përdorur në kuptimin e parë të tyre apo janë fjalë të koduara për diçka tjetër.

Megjithatë, D’Alessandro pohon vetëm se këto gjëra iu janë dërguar zyrtarëve në Shqipëri me qëllim që të përfitojnë lehtësira në punën e tyre.

Gjatë periudhës që janë bërë përgjimet (gusht 2017), në krye të Policisë së Tiranës ka qenë Ardi Veliu. Megjithatë, nuk ështe e qartë nëse anëtarët e Ndranghetas flasin për Veliun apo ndonjë drejtues tjetër të policisë.

Në një tjetër përgjim anëtarët e Ndrangheta-s dëgjohen të thonë se falë këtyre lidhjeve u është bërë e mundur që të futen në prokurime publike të ndryshme në Shqipëri.

Mër herët, abcnews.al ka publikuar përgjime edhe më të rënda siç është fakti që Antonio Gallos shprehet se kanë dërguar një të njohurin e tyre tek kryetari i bashkisë së Tiranës, ndërkohë që gjatë bisedes flitet edhe se përmes një personi të quajtur “Nik” mund të kenë akses tek ministrat, kryebashkiaku i Tiranës, etj. Madje, ata shprehen se mund të takojnë edhe presidentin e Republikës.

Në bisedë përmendet edhe fakti se personi i njohur si “Nik” ka në dorë disa licenca për ndërtimin e grataçelave në Tiranë dhe se me 20% të vlerës ryshfet mund të blesh gjithçka në Shqipëri.

Anti-mafia ka zbuluar se grupi i përgjuar e shihte Shqipërinë si një vend ku mund të investonin dhe të bënin gjithçka, mjaftonte që të jepje rryshfet në sasinë e duhur dhe personit të duhur.

Është si Kalabria e viteve 60…mund të bëjnë gjithçka..nga spitalet tek hekurusha..gjithçka”, dëgjohet të flasin ata mes tyre. /abccnws.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!