I çmenduri West: As që i lexoja kontratat, desh ia vura flakën Auxerre njëherë

schedule22:59 - 27 Dhjetor, 2020

schedule 22:59 - 27 Dhjetor, 2020

Modelin e tij të flokëve zor ta harrojë njeri. Taribo West është goxha i njohur, edhe pse në fushë nuk ka qenë ndonjë gjeni. Luajti pak kohë për Milanin, por është interist. Afrikani në fund të viteve 90-të u aktivizua në kampionatin më të fortë në botë. Serie A ishte kulmi, por kishte edhe nga ata që firmosnin pa i lexuar fare kontratat.

Këtë e ka bërë edhe West, i cili e ka pranuar diçka të tillë. Madje, kur i është dashur të lexojë atë që kishte firmosur me Auxerre, kishte kuptuar se ishte më pak i paguari dhe ishte tërbuar keq.“Kam luajtur falas për Auxerre. Kisha një kontratë 5-vjeçare, por nuk i dija kushtet dhe përmbajtjen e saj.

Pas vitit të tretë më kërkuan Arsenali, Juventusi, Rangers dhe Sevilla. Takova trajnerin dhe i thashë se dua të largohem, por ai më kërkoi të ulem dhe më bëri të lexoja kushtet e kontratës me Auxerre. Aty i pashë detajet e kontratës që kisha firmosur.

 

Taribo West

Shokët e mi të repartit fitonin 120 mijë franga, ndërsa unë 3 mijë. Doja t’i vija zjarrin Auxerre atë ditë. Menjëherë mora në telefon agjentin tim, i cili po zbavitej në Senegal”, tregon Taribo West. Shumëkush mund të mendojë se mbrojtësi kishte zënë mend me atë që i kishte ndodhur në Francë. Gjithsesi gaboi sërish, kur firmosi për Interin.

“Një ditë u takova me trajnerin pas stërvitjes. Aty ishte dhe një menaxher, i cili më tregoi për interesimin e 5 klubeve: Arsenal, Juventus, Rangers, Sevilla dhe Inter. Ai filloi të fliste në telefon me Interin, që ishte dhe destinacioni i radhës. Rashë dakord dhe firmos kontratën me zikaltrit, por pa e ditur dhe njëherë përmbajtjen e saj”, rrëfen afrikani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!