I cilësoi zgjedhjet lokale të 30 qershorit në Durrës nul, kush është gjyqtarja e akuzuar për korrupsion

schedule16:50 - 9 Shtator, 2020

schedule 16:50 - 9 Shtator, 2020

SPAK vendosi sot masën e sigurisë arrest shtëpie për gjyqtaren Mimoza Margjeka, të akuzuar për një rast korrupsioni në Korçë. SPAK vendosi masën arrest shtëpie për gjyqtaren dhe burg për burrin e saj.

Por kush është Mimoza Margjeka? Ajo njihet si gjyqtarja që nuk njohu zgjedhjet e 30 qershorit 2019 në Durrës.

Margjeka ishte e vetmja që nuk i dha në shkallën e parë mandatin kryebashkiakes së PS që garoi vetëm, Valbona Sako.

Sipas saj zgjedhjet ishin nul, për shkak të regjistrimit të kandidates tjetër të BD-së për kreun e bashkisë, Valbona Sakollari, jashtë afateve të përcaktuara me ligj.

Valbona Sako e mori mandatin pasi Apeli pranoi kërkesën e PS-së duke rrëzuar vendimin e Margjekës, e cila nga Durrësi u transferua në gjykatën e Korçës, ku SPAK e kapi në një rast korrupsioni./ db/abcnews.al