Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia në Berat, pasi në gjendje të dehur ka çarë gomat e mjetit dhe ka tentuar ta godas me mjet prerës vëllain e tij. në pranga ka rënë A.Z., 50 vjeç.
“Nga specialistët e seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi i shtetasit A.Z., 50 vjeç, banues në fshatin Starovë, Berat, pasi nën efektin e alkoolit, ka çarë gomat e mjetit dhe ka tentuar ta godas me mjet prerës vëllain e tij shtetasin P.Z., 53 vjeç, banues në Starovë, Berat,” njofton policia. /abcnews.al