I burgosuri i vë flakën qelisë

schedule13:33 - 2 Maj, 2019

schedule 13:33 - 2 Maj, 2019

Një i dënuar për grabitje i ka vënë flakën qelisë së tij në burgun e Fushë-Krujës. Sipas policisë, ai është Dragut Skana, i dënuar për grabitje me dhunë dhe armë.

Për fat nuk ka persona të lënduar dhe vetë të burgosurin e shpëtuan gardianët dhe zjarrfikësit. Flakët ishin të mëdha, por ndërhyrja e shpejtë bëri që ato të mos përhapeshin në qelitë e tjera.

Skana është marrë në pyetje nga policia e burgut për qëllimin e kësaj ngjarjeje. Sipas policisë, ky është një veprim i përsëritur nga ana e tij, pasi 8 vjet më parë, ai i ka vënë flakën dyshekëve në shtretërit e qelisë së burgut të Shënkollit./ABC News Albania 24/7