Historia e sulmuesit të Palmeiras, Ronielson da Silva Barbosa, është nga ato histori, që e vërtetojnë edhe një herë se njeriu nuk duhet të heqë dorë nga ëndrrat e tij. Rony, siç njihet ndryshe, ka lindur në vitin 1995 dhe u braktis nga prindërit në moshë shumë të vogël dhe iu desh të jetonte në fshat me gjyshen së bashku me katër motrat e vëllezërit.
Pas vdekjes së gjyshes ai filloi të ndihmonte gjyshin në bujqësi që të siguronte jetesën. Ata bënin një jetë të vështirë, por kjo nuk e pengoi brazilianin që të dashurohej me futbollin. Në pamundësi që të luante kur u zhvendosën në Belem ai filloi të punonte si fermer apo mekanik.
Kur mbushi 19 vjeç më në fund bëri debutimin e tij profesional tek Remo. Më pas u transferua te Cruzerio, të cilët e huazuan te Nautico. Në kohën që luante për këto të fundit, 25-vjeçari u pikas nga ekipi japonez Albirex Nigita. Në sezonin 2017-18 ai luajti në Japoni, por u rikthye sërish në Brasil për të luajtur me Athletico Paranaense, me të cilët arriti të fitojë tre trofe.
Paraqitjet e tij të mira ranë menjëherë në sy dhe Palmerias shpenzoi plot 6 milionë euro shkurtin e kaluar për ta transferuar Ronyn. Fillimi nuk ishte i lehtë dhe kritikat nuk kishin fund për të, por tashmë nën drejtimin e Abel Ferreira ai nuk është vetëm lojtari më i mirë i ekipit, por edhe i Copa Libertadores. /abcnews.al