I bllokuan rrugën Ramës në Elbasan, shoqërohen disa persona

schedule16:05 - 27 Prill, 2019

schedule 16:05 - 27 Prill, 2019

Policia ka shoqëruar disa prej protestuesve që tentuan të bllokonin rrugën Tiranë-Elbasan në kohën kur po kalonte Rama.

Sipas gazetarit të ABC News, policia nuk jep të dhëna zyrtare, por burime të tjera tregojnë se menjëherë pas protestës janë bërë shoqërime. Ata po merren në pyetje dhe nuk dihet nëse do të mbahen në arrest apo do të procedohen të lirë për prishje të rendit publik. Ndërkohë një ditë më parë po për të njëjtën arsye u proceduan 10 persona. Materialet kundër tyre i kaluan prokurorisë së Shkodrës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!