I bllokuan rrugën Kryeministrit në Kukës, procedohen 13 persona

schedule13:44 - 6 Prill, 2019

schedule 13:44 - 6 Prill, 2019

Policia e Kukësit ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 13 persona të cilet protestuan një ditë më parë në këtë qytet dhe tentuan t’i bllokojnë rrugën kryeministrit Edi Rama. Protesta ishte organizuar nga dega e PD në këtë qytet së bashku me mbështetësit e saj. Personat që ndodhen nën hetim janë të moshës 28-60 vjeç nga Kukësi dhe Hasi.

Ata dyshohet se kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit.

Materialet për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!