I biri rezultoi pozitiv për koronavirusin, mbretëresha 93-vjeçare e Anglisë në gjendje të mirë shëndetësore

schedule10:19 - 26 Mars, 2020

schedule 10:19 - 26 Mars, 2020

Pallati Buckingham ka lajmëruar së fundmi se Mbretëresha gëzon shëndet të mirë. Perditësimi për gjendjen shëndetësore të monarkes 93-vjeçare pas lajmit se Princi Charles rezultoi pozitiv për koronavirusin.

Thuhet se Princi i Uellsi është takuar me të ëmën në Pallati Buckingham më 12 mars, më pak se dy javë më parë. Ndërsa, virusi thuhet që të ketë një kohë inkubacioni për të paktën 14 ditë, shkruan abcnews.al

Nga ana tjetër, mjeku i Charles-it është i bindur se ai mund të jetë infektuar nga 13 marsi, bazuar në kohën kur princi 71-vjeçar nisi të shfaqte sipmtoma. Bashkëshortja e princit, dukesha e Cornwall-it e ka bërë testin dhe rezulton se nuk është infektuar nga bashkëshorti.

Çifti ndodhen tashmë të vetë-izoluar në Skoci. Princi Charles nuk kishte shumë kohë që ishte takuar me Princin Albert të Monakos, i cili disa ditë më parë njoftoi se kishte rezultuar pozitiv për koronavirusin. /abcnews.al