Vullnet Ibraimi është një ndër këngëtarët shqiptar që njihet për baladat prekëse. Ai ka depërtuar në zemrat e shumë vajzave, të cilat nuk reshtin së dëgjuari këngët e tij.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Vullneti ka folur për gjithçka, nga muzika, jeta private deri te videoklipi i ri “Kjo verë”.
Gjithashtu, Ibraimi foli dhe për të birin, Boenin, i cili aktualisht po shijon kulmin e suksesit pasi po garon në Gjermani me talentet vendase.
“Djali im, Boeni është 15 vjeç dhe ka marrë pjesë në një kompeticion për talentet e rinj në Gjermani se atje jeton. Tani është në një periudhë ku i pëlqen të provojë gjithçka dhe fëmijët duhet lënë të lirë. Unë në profesion uroj të zgjedh çfarë të dojë, por nuk do doja të merret me muzikë”, u shpreh Vullneti./abcnews.al


