I biri në kërkim për vrasjen e 32-vjeçarit, Mustafa Lici: Autori, pastrues bajgash te Bajrajt dhe Astmer Bilali, ata na ngritën kurth

schedule11:52 - 18 Maj, 2021

schedule 11:52 - 18 Maj, 2021

Mustafa Lici ka mohuar çdo lidhje të djalit të tij Ibrahim Lici me vrasjen e 32-vjeçarit Endri Mustafa, i cili u gjet I vdekur në zonën e Livadheve mëngjesin e djeshëm në Shkodër.

Duke iu drejtuar mediave, Lici shprehet se kamerat e sigurisë konfirmojnë se Ibrahim Lici nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e 32-vjeçarit, për të cilin ai shprehet se e kanë komshi.

Lici thekson se 15-vjeçari i arrestuar për vrasjen e Mustafës është i punësuar tek Astmer Bilali.

“Familja e di shumë mirë se kush ia ka vrarë djalin dhe kush e ka nxjerrë jashtë me telefonatë. Krimi është sofistikuar në atë mënyrë sa jetojmë në epokën e horrave dhe vagabondave ndërsa kanë mbështetjen e policisë se ndryshe nuk kishin arritur deri aty”, shprehet Mustafa Lici. 

Lexo edhe: Misteri i fotos me kalë dhe mesazhet me kode, flet gruaja e Endri Mustafës: Nuk na e bënë Licët, u nxor në pritë

Pjesë nga deklarata:

Bashkëpunetori i krimit që është i mitur është punëtor i Asmer Bilalit dhe me grupin e Bajrajve. Atij i kanë thënë që të thotë se krimin gjoja e kanë kryer me Ibrahim Licin. Ne jetojmë të mbrojtur nga kamerat.

Është skenar i përgatitur nga policia por është një bllof i radhës që do dështojë. Është bllof i përgatitur nga policia që mendojnë se do ta realizojnë. Më datën 17 të muajit të kaluar, ky drejtor policie ka hequr nga kërkimi Ibrahim Licin dhe tani e ka shpallur prapë. Ky është i njëjti krim si tek Ferracaku dhe vellai i të miturit ka folur edhe atëhere duke thënë se vrasjen e kanë bërë Ibrahimi Lici por në jetojmë me kamera. Kjo është një flluske. Këto shërbëtorët punojnë pastrues bajgash tek Astmer Bilali dhe punëtor të Bajrajve.

Familja e di shumë mirë se kush ia ka vrarë djalin dhe kush e ka nxjerrë jashtë me telefonatë. Krimi është sofistikuar në atë mënyrë sa jetojmë në epokën e horrave dhe vagabondave ndërsa kanë mbështetjen e policisë se ndryshe nuk kishin arritur deri aty.

Ne kemi armë shumë të fuqishme para policisë, pasi kemi kamera ku jetojmë dhe ku ushqehemi dhe mos e merrni për bazë këtë shpifje. Është fatkeqësi që jetojmë në epokën e krimit dhe të horrave por nuk kemi çfarë të bëjmë. Flluskat e sapunit do bien shumë shpejt poshtë ashtu siç kanë rënë të tjerat vrasje që i kanë ngarkuar.

Rrjedhin këto kriminelë dhe është e habitshme si janë bashkuar gjithë bashkë. Gjyshet dhe katragjyshet, këto familje i kanë patur prostituta dhe i bashkon prostitucioni, ky mikrob i bashkon ata në gjithë fenomenët. Unë kam qenë tek familja e viktimës për tu pjekur, u perqafova me nenën e tij, dajat, xhaxhallarët dhe ata më thanë se e dimë se kush na e bëri dhe janë të gatshëm të tregojmë se çfarë marrëdhëniesh kanë me familjen tonë. Kjo është bërë vetëm nga frika e vdekjes, kanë futur një të mitur duke e paguar për të denuar një tjetër por kjo nuk ka si të ndodhë.

Misteri i fotos me kalë dhe mesazhet me kode, flet gruaja e Endri Mustafës: Nuk na e bënë Licët, u nxor në pritë

Ndërkohë, bashkëshortja e Endri Mustafës, para kamerave ka rrëfyer edhe natën e fundit që burri i saj doli nga banesa. Sipas deklaratës së Ingrid Mustafas, 32-vjeçari kërkonte të dilte nga banesa rreth orës 10 të darkës, pasi i kishte kërkuar i arrestuari 15-vjeçar, Ergys Malja.

Ndërkohë Ingrid Mustafa tregon edhe disa kode që 15-vjeçari i kishte shkruar Endri Mustafës, duke thënë se nëse do i çonte si mesazh një kalë, nënkuptonte se duhet të dilte  nga banesa.

Më tej bashkëshortja e të ndjeri është shprehur se trupi i viktimës ka pasur shenja dhune.  Ndërkohë për 15-vjeçarin është shprehur se vinte një herë në 6 muaj. Herën e fundit sipas saj kishte ardhur edhe për Bajram.

Ingrid Mustafa bashkëshortja e Endri Mustafës: Nuk kemi pasur kurrë asnjë problem me familjen Lici. Burri im ka qenë shok me djemtë e tij. Unë e kam thënë edhe në polici se Ibrahim Lici nuk ka lidhje me vrasjen dhe habitem si e kanë nxjerrë sepse nuk ka asnjë lidhje dhe jemi 100% të sigurtë se nuk ka ndodhur nga Ibrahimi.

I kemi komshi dhe nuk kemi pasur kurrë asnjë problem me ata. Atë natë në 10 të darkës Endri kërkoi të dilte nga banesa dhe më tha më jep një xhakovento dhe më tha po shkoj deri në Livadhe dhe po vij për 10 minuta, nuk po vonoj tha. Unë i thashë të lutem mos del se është natë por më tha nuk vonoj dhe vij menjëherë.

Doli me këtë djalin komshi 15 vjeçin, ai po e kërkonte që nga mesdita. I kishte bërë disa muhabete 15 vjeçari por nga që ishte në atë moshë nuk ia kemi vënë veshin dhe i thash mos u merr me të sepse e njihnim çfarë fëmije është dhe se me kë merrej ai.

Burri e anashkaloi atë dhe iku në 10 të darkës dhe nuk u kthye më. Nuk më ka thënë se as se për çfarë po shkonte dhe as se çfarë do bënte. Nuk e di arsyen e vrasjes sepse Endri nuk ka pasur asnjë konflikt me askënd dhe nuk i ka bërë askujt keq.

As nuk ka pasur kërcënime dhe as nuk ka kërcënuar kënd. Ai 15 vjeçi erdhi për qejf dhe kaq sepse Endri nuk ka dalë jashtë sepse nuk kishte besim tek askush. 15 vjeçi i ka thënë burrit që nuk po të shkruaj mesazhe por dije që kur të dërgoj një fotografi të një kali dil jashtë. Një djalë 15 vjeç të shprehet ashtu se di, dikush është pas tij sepse nuk kemi pasur konflikt as me të. Që kjo ka lidhje me Lict nuk është e vërtetë dhe unë e kam deklaruar edhe në polici sepse kemi shkuar shumë mirë.” Ka thënë Ingrid Mustafa.

Ndërkohë ajo ka shtuar se burri i saj ruhej gjithmonë nga personat e panjohur, por 15-vjeçarin e ka neglizhuar.

Policia: Zbardhëm vrasjen e Endri Mustafës, të përfshirë në krim Ibrahim Lici dhe Ergys Malja

Policia njoftoi sot se kishte zbardhur vrasjen e Endri Mustafës, i cili u gjet i pajetë buzë liqenit të Shkodrës në zonën  e Livadheve gjatë paraditës së djeshme. Në kërkim për këtë ngjarje është shpallur Ibrahim Lici, një person i njohur për policinë. Emri i tij lidhet me ngjarje të bujshme të ndodhura në qytetin e Shkodrës. Ndërkohë në pranga lidhur me vrasjen e Endri Mustafës ka rënë edhe një 15-vjeçar i quajtur Ergys M., 15 vjeç i cili dyshohet se në bashkëpunim me Ibrahim Licin kanë vrarë Endri Mustafën. Po ashtu në pranga ka rënë edhe Edison Arazi, 26 vjeç banues ne lagjen “Salo Halili”, Shkodër, i cili dyshohet se ka dijeni për ngjarjen.

Por kush është Ibrahim Lici, i shpalluri në kërkim që kreu vrasjen ?

Ai është prej kohësh i shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali në Shkodër më 30 mars 2019.  Ibrahim Lici, djali i këshilltarit bashkiak Mustafa Lici dyshohet autori kryesor i vrasjes së dy vëllezërve, ndërsa në atë kohë u vunë në pranga dy bashkëpunëtorët e tij Arsen Stojku 29 -vjeç dhe Mislim Rama 23 -vjeç nga Vau i Dejës.

Astrit Bilali është babai i Astmer Bilali, i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër. Biznesmen i njohur kishte në pronësi të tij një resort hipizmi, pasion të cilin ja ka trashëguar edhe djalit të tij, Astmer Bilali. Vëllai i tij Brahim Bilali ishte ish-kampion i hipizmit, dhe ishte kryetar i Shoqatës ‘2 Prilli’, masakrës së fundit të komunizmit.

Astmer Bilali ish-boksier i Vllaznisë, ra në qendër të vëmendjes së mediave kohë më parë kur mbeti i vrarë në një atentat shoku i tij Arjan Ferracaku ndërsa kalëronte në resortin e Astrit Bilalit. Në ngjarjen e rëndë, Astmer Bilali ndodhej me Ferracakun kur ai mbeti i vdekur nga plumbat ne distance, dhe u dyshua se ishte pikërisht Bilali shënjestra e autorëve që ngatërruan objektiv.

Ibrahim Lici 26 vjeç i dyshuar si personi që më 30 Mars 209 vrau në një atentat vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali, është djali i Mustafa Licit. Ky i fundit është anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, i arrestuar më herët për gjobëvënie ndaj tregtarëve në qytetin e Shkodrës.

Por çfarë e lidh viktimën Endri Mustafa me Astmer Bilalin?

Mësohet se Endir Mustafa dhe Astmer Bilali kanë qenë shoku me njëri tjetrin. Emri i tyre del sëbashku në disa ngjarje kriminale.

Viktima është një person i njohur për policinë. Ai është dënuar më parë për plagosje, ndërsa në vitin 2016 u arrestua pasi akuzohej se në bashkëpunim me disa të tjerë kanë grabitur një person duke i marrë sendet personale dhe paratë. Po ashtu u shpall në kërkim edhe Asmer Bilali.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se janë autorë të veprave penale “Vjedhje me armë”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake” kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve me iniciale E.Gj dhe G.M. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!