I biri i Mitrush Kutelit zbulon porosinë e fundit të babait para se të vdiste

schedule11:28 - 26 Shtator, 2023

schedule 11:28 - 26 Shtator, 2023

Djali i shkrimtarit të njohur shqiptar, Mitrush Kuteli, Pandeli Pasko Kuteli ka zbuluar porosinë e fundit që i ka lënë babai, para se të ndahej nga jeta.

Gjatë rrëfimit në “Pas Mesnate” në ABC News, ai u shpreh se ‘misioni’ i tyre ishte të ruanin ato pak gjëra që i kishin mbetur nga babai, dhe që në ditët e sotme janë veprat më të bukura të letërsisë shqipe.

Kuteli, madje, u ndal dhe te vepra “Hekuri dhe çeliku”, të cilën i ati i kishte thënë ta gjente në sundukun e vjetër, të mbushur me dosje, përkthime dhe shkrime nga më të ndryshmet.

Porosia që ka lënë është: ‘Kujdesuni, mos t’ju shtrëmbërohet shpirti’. Pra, ne do duhet të duronim çdo gjë, qoftë edhe për të ruajtur ato pak gjëra që na kishin mbetur nga babai.

‘Hekuri dhe çeliku’ ishte e pabotuar dhe unë kam dhe një parathënie aty, sepse kur babai po e kërkonte dhe unë kisha gërmuar, se unë e dija pak a shumë ku ishin një pjesë e shkrimeve të tij. I ruanim në një sënduk të vjetër, të mbushur me dosje, me gjëra që kishte pasur përkthime, shkrime të tjera ekonomike, gjëra që dukeshin si pa vlerë dhe aty në mes ishte dhe Tat Tanushi, në krahë të Tat Tanushi ishte dhe ‘Hekuri dhe çeliku’. Tat Tanushi nuk mendonte ta ripunonte në atë moment babai, por si duket i ra ndërmend se mund të bënte diçka me ‘Hekurin dhe çelikun’.  Kështu që ai u gëzua kur unë e gjeta”, rrëfeu ai./abcnews.al