Kledi Kadiu u bë baba për herë të dytë në fund të muajit Gusht. Balerini shqiptar që jeton dhe vepron në Itali zbuloi se ai dhe gruaja e tij, Charlotte Lazzari kishin mirëpritur një djalë që i vendosën emrin Gabriel. Postimet janë të shpeshta, edhe pse balerini është kujdesur të mos e zbulojë portretin e tij.
Së fundmi, ai ka ndarë një foto mjaft të ëmbël, ku shihet i shtrirë ndërsa mban mbi kraharor vogëlushin. “Dy muaj me ty”, ka shkruar balerini krahas fotos. Kujtojmë që Kledi dhe Charlote kanë dhe një vajzë 5 vjeçare me emrin Lea. /abcnews.al