Është bërë një vit nga ardhja në jetë e djalit të Afërdita Dreshaj. Modelja shqiptare dhe partneri i saj, Jakub Kindl mirëpritën një djalë që e quajtën Sky Blue. Modelja që jeton prej vitesh në SHBA, ka organizuar një festë magjike për 1 vjetorin e vogëlushit të saj.
Ata kanë pozuar në një ambient të dekoruar me tullumbace dhe me kafshë lodra. Në disa fotot të tjera, vogëlushi shihet brenda një shporte me emrin e tij Sky. “Gëzuar ditëlindjen Sky Blue Kindl. Bekimi ynë më i madh, nuk e kishim idenë se mund ta donim kaq shumë, ndonjëherë.”, shkruan ajo.
/abcnews.al