Chelsea është gjithmonë e më shumë gjerman. Antonio Rudiger, Timo Werner, Kai Havertz dhe së fundi Thomas Tuchel. Mbrojtësi i “Pancerave”, Rudiger flet rreth trajneri të ri dhe zbulon se ishte ai që i bindi dy lojtarët ofensivë të pranonin transferimin në “Stamford Bridge” verën e kaluar.
“Tuchel ka sjellë këtu stilin e tij të futbollit. Ai e ndryshoi menjëherë skemën e lojës, tani po luajme me 3 mbrapa. Mendoj se ka rëndësi të madhe që një trajner i ri të sjellë idetë e tij të futbollit te skuadra. Tani presingu ynë është më efikas.
Po përmirësohemi, teksa ia dalim të mbajmë kundërshtarët në gjysmëfushën e tyre. Merkato? Është e vërtetë që e ndihmova klubin. I binda Havertz dhe Werner të vinin te Chelsea. Bisedova shumë me të dy, tani kanë edhe trajnerin gjerman këtu“, deklaroi Rudiger. /abcnews.al