“I besoj të rinjve”, Malaj për kazinotë: Shqetësues, përqendrimi i pushtetit në pak kompani

schedule08:57 - 11 Shtator, 2020

schedule 08:57 - 11 Shtator, 2020

Ish-ministri i Financave Arben Malaj në Abc-ja e mëngjesit foli për vendimin e qeverisë për rikthimin e kazinove.

Gjatë bisedës me gazetarin Enkel Demi, Malaj e vlerësoi situatën shqetësuese.

Ai shtoi se problem në këtë situatë mbetet fakti, nëse qeveria dështoi t’i mbyllte, apo i kaloi nga forma fizike në atë online!

“Kazinotë ishin përhapur jashtëzakonisht shumë, por kishim dyshimin që ndonjëherë këto politikat drastike, si p.sh çështja e mbledhjes së faturave të energjisë që u penalizuan njerëzit,  çoi deri diku edhe në vetëvrasjet të qytetarëve. Shqetësimi më i madh është fakti se dështoi t’i mbyllte apo kaloi nga forma fizike në atë online.

Lexo edhe: Raporti i DASH për Shqipërinë, Malaj: Humbja e kredibilitetit, një nga dobësitë e qeverisë Rama

Unë i besoj të rinjtë e vendit tim dhe para pak kohësh në një komunikim me ta janë shprehur: Vërtet mendoni se janë mbyllur? S’ta fal kush 700 milion euro treg. Pra nëse do të mbylleshin do të çonin në një lloj informaliteti. Por nëse kanë kaluar nga ajo fizike në atë online, janë përqendruar në dorë akoma më të vogël.

Më shqetëson fakti i filozofisë së qeverisë Rama në përqendrimin e pushtetit në sa më pak kompani. Shtetet me institucione më të dobëta duhet të më shumë të demokratizojnë paranë, se sa ta përqendrojnë atë në sa më pak duar”, tha Malaj.

Gjithashtu ai shtoi se qeveria nuk komunikoi në lidhje me vendimin për lojërat e fatin, duke bërë të njëjtën gjë edhe për raportin e DASH. Sipas tij qeveria është mbyllur në vetvete dhe thotë në këtë mandat të tretë dua një kazan më të madh.

“Qeveria është mbyllur në vetvete dhe në këtë mandat të tretë thotë,-dua një kazan më të madh”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!