Wolfsburg mund të eliminohet nga Kupa e Gjermanisë, edhe pse ia doli të fitonte pas minutave shtesë kundër Pressuen Munster me rezultatin 3-1.
Shkak për eliminimin mund të bëhet një gabim teknik i bërë. “Ujqit” e drejtuar nga Mark Van Bommel kanë kryer 6 zëvendësime, por në Kupën e Gjermanisë lejohen vetëm pesë dhe asnjë në shtesa.
Wolfsburg i ka bërë tre në kohën e rregullt dhe tre të tjera në shtesa, ndërkohë që trajneri holandez është shprehur për Bild se arbitri i katërt u ka thënë që gjithçka është në rregull.
Gjithsesi ai më pas ka reflektuar dhe e ka shkruar në raport gabimin e bërë. Rivalët e Pressuen Munster do të vendosin sot nëse do të apelojnë dhe të kërkojnë fitoren në tavolinë dhe rrjedhimisht edhe kualifikimin në turin tjetër të Kupës së Gjermanisë. /abcnews.al