Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I bëri atentat drejtorit të policisë, dorëzohet shkodrani bashkë me kushëririn që e ndihmoi

schedule19:11 - 15 Tetor, 2020

schedule 19:11 - 15 Tetor, 2020

Ilirjan Hasanaj, 19-vjeçari që qëlloi me armë katër ditë më parë në drejtim të makinës ku udhëtonte Mentor Hasanaj, Drejtori i Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe është vetëdorëzuar.

Ai ka shkuar në polici i shoqëruar bashkë me një kushëririn e tij, që dyshohet se e ka ndihmuar për të kryer atentatin, Verzan Bajrakurtaj.

LEXO edhe: FOTO/ Kush është i riu që qëlloi me armë shefin e bluve në Malësinë e Madhe, djali i ish-policit

Mentor Hasanaj mbeti i plagosur sëbashku me të atin Xhelal Hasanaj.

Bashkë me dy të plagosurit, udhëtonte edhe bashkëshortja e Hasanajt fatmirësisht pa dëmtime.

Ngjarja ndodhi rreth mesditës së 11 tetorit, teksa shefi i policisë po drejtonte automjetin tip “Skoda” në pronësi të policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe.

19-vjeçari është djali i Arben Hasanaj, ish-polic i Kufirit në Shkodër.

LEXO edhe: Djali i ish-efektivit i bëri atentat, drejtori i policisë: Nuk e njoh! Hetuesi: Do ta kapim kriminelin

Pas ngjarjes mësohet se babai është angazhuar për të gjetur të birin ndërsa i ka bërë thirrje të dorëzohet në polici.

Ish-polici Arben Hasanaj jeton prej vitesh si emigrant në Britaninë e Madhe.

Ndonëse ka të njëjtin mbiemër me shënjestrën (Mentor Hasanaj) mësohet se ata nuk kanë lidhje farefisnore me njëri-tjetrin ndërkohë që është shprehur se me familjen e dëmtuar nuk ka patur kurrë probleme.

Nuk dihet ende shkaku që e ka shtyrë të riun të qëllojë me armë drejt shefit të bluve.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!