“I bëra dush dhe e përdhunova”, detaje tronditëse për vrasjen e 12-vjeçares në Francë, dyshohet se autorja donte të hakmerrej ndaj nënës

schedule16:30 - 18 Tetor, 2022

schedule 16:30 - 18 Tetor, 2022

Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja makabre e 12-vjeçares në Francë, Lola Davier, trupi i së cilës u gjet në një valixhe plastike.

Duket se autoritetet franceze po hetojnë mbi pistën e hakmarrjes, e cila besohet të ketë qenë edhe motivi kryesor që ka çuar 24 vjeçaren algjeriane, Dabia B., në ndërmarrjen e aktit ekstrem.

Sipas Daily Mail, për momentin nuk ka asnjë njoftim zyrtar për motivin e krimit të tmerrshëm, i cili ka tronditur shoqërinë franceze në 24 orët e fundit. Megjithatë, hetuesit që punojnë në këtë çështje besojnë se pas veprimeve të vrasëses së dyshuar, e cili ishte e pastrehë, mund të ketë qenë dëshira e saj për t’u hakmarrë ndaj nënës së vajzës.

Në fakt, autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që 24-vjeçarja, e cila përballet me “probleme ekstreme psikologjike”, të ketë ngatërruar 12-vjeçaren Lola Davie me nënën e saj, Delphine.

Siç sqarohet në raportin e gazetës britanike, Dabia B. dyshohet se ishte grindur në të kaluarën me prindërit e Lolës së vogël, kur ajo kishte tentuar të hynte në banesën e motrës së saj, e cila ndodhet në të njëjtin pallat me shtëpinë e tyre.

Delphine Davier, e cila me bashkëshortin e saj menaxhon ndërtesa të ndryshme në vend, kishte refuzuar t’i jepte 24-vjeçares kartën që do t’i garantonte aksesin në ambientet e përbashkëta.

Sipas France Bleu, një provë që “lidh” me teorinë e motivit të hakmarrjes janë numrat 1 dhe 0 të gjetur të shkruar në trupin e vajzës, shkruan protothema.

Dabia  B. , një 24-vjeçare nga  Algjeria e cila jeton në Francë që nga viti 2016 është akuzuar për përdhunimin, torturimin dhe vrasjen e vogëlushes Lola Davier të premten e kaluar, sipas Agence France-Presse.

Në konferencën e djeshme për media, Prokuroria tha se, gjatë marrjes në pyetje, e arrestuara ka bërë pretendime të ndryshme, herë duke pranuar e herë duke mohuar faktet e rastit.

Por përfundimisht ajo pranoi se e mori vajzën në banesën e motrës së saj, e cila jeton në të njëjtën ndërtesë me familjen e vajzës dhe e detyroi të bënte dush. Më pas ajo sulmoi seksualisht Lolën dhe kreu akte të tjera të dhunshme ndaj saj, të cilat rezultuan me vdekjen e vogëlushes.

Dabia B. kishte mbërritur legalisht në Francë në vitin 2016 për të studiuar. Gushtin e kaluar ajo u njoftua se duhet të largohej nga vendi pasi nuk kishte deklaruar vendbanim të ligjshëm. Përveç arrestimit të saj më 21 gusht, në të kaluarën dhe deri në krimin e tmerrshëm të fundit,  ajo nuk ka pasur asnjë lidhje tjetër me autoritetet franceze.

/Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!