I bënë atentat me eksploziv, 12 vite më parë shoferi plagosi tre persona me granatë dore

schedule08:07 - 7 Janar, 2022

schedule 08:07 - 7 Janar, 2022

Mikel Harizaj, 42-vjeçari që ka qenë objektiv i një atentati me eksploziv në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Selitës në Tiranë, nuk është një emër i panjohur për policinë.

Në vitin 2009 ai është arrestuar nga policia e Vlorës për shkak të një konflikti me disa persona në një lokal.

Pas konfliktit me ta, Harizaj ka dalë nga lokali dhe ka shkuar në makinën e tij të cilën e kishte të parkuar aty pranë nga ku ka marrë një granatë dore, dhe i ka sulmuar ata.

Më pas Harizaj u fsheh te disa persona në Tiranë, me të cilët kishte edhe lidhje shoqërore, ku dhe u arrestua nga policia. m.v/Abcnews.al