I ati i Britney Spears akuzohet se po përpiqet të zhvasë vajzën e tij

schedule09:25 - 2 Shtator, 2021

schedule 09:25 - 2 Shtator, 2021

Avokati i Britney Spears ka hedhur akuza ndaj babait të saj, Jamie se po përpiqej të merrte 2 milionë dollarë si kusht i dorëheqjes së tij si kujdestar. Mathew Rosengart kërkoi dorëheqjen e Spears si kujdestar ligjor i pasurisë së këngëtares, një pozicion që e ka mbajtur për 13 vjet.

Britney Spears nuk do të zhvatet nga babai i saj. Zoti Spears nuk ka të drejtë të përpiqet të mbajë peng vajzën e tij duke vendosur kushtet e largimit.“, tha avokati. Në Korrik, Spears kërkoi zyrtarisht që gjykata të hiqte babanë e saj si kujdestar dhe ta zëvendësonte me një tjetër.

Imazhi: Britney Spears

Britney e përshkroi këtë marrëveshje si abuzive prandaj donte t’i jepte fund kujdestarisë ndërkohë që i ati pohon se ka vepruar vazhdimisht në interesin më të mirë të vajzës së tij. Gjykata pritet të marrë parasysh kërkesën e saj në seancën e 29 shtatorit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!