I arrestuar për spiunazh, nis seanca e Apelit për gazetarin amerikan

schedule12:25 - 6 Prill, 2023

schedule 12:25 - 6 Prill, 2023

Një gjykatë në Moskë me dyer të mbyllura do të shqyrtojë apelin e gazetarit amerikan të dyshuar për spiunazh të dalë nga paraburgimi përpara gjyqit, ka raportuar Interfax.

Avokatët e gazetarit të Wall Street Journal Evan Gershkovich do të përpiqen të bindin gjyqtarin më 18 prill, në të kundërt do të qëndrojë në burg të paktën deri më 29 maj.

Gershkovich akuzohet për spiunazh nga shërbimi rus i sigurisë, të cilin ai e ka mohuar vazhdimsht ndërsa  Shtëpia e Bardhë e quajti “qesharake”. Ai ndodhet në burgun Lefortovo në Moskë pas një seance dëgjimore në të cilën nuk u lejua të takohej me avokatin e tij.

Ka pasur një valë thirrjesh për lirimin e tij nga e gjithë peizazhi i medias perëndimore. Rusia pretendon seGershkovich “po vepronte sipas udhëzimeve nga pala amerikane për të mbledhur informacione të klasifikuara.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!