I arrestuar për “shpërdorim detyre”/ Vangjush Dako kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

schedule10:03 - 20 Tetor, 2023

schedule 10:03 - 20 Tetor, 2023

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i arrestuar për “shpërdorim detyre” në dy raste, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë duke kundërshtuar vendimin e Apelit të Posaçëm që la të pandryshuar masën e sigurisë arrest në burg.

Rekursi është regjistruar teksa shorti ka caktuar si gjyqtar relator Ilir Pandën dhe pritet nga ky i fundit caktimi i datës për shqyrtimin e kërkesës.

Dako u arrestua më 6  qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.

E para ka të bëjë me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshim me ligjin, dhe çështja tjetër me tenderin për projektin e zhvillimit të vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!