Tre raste të reja janë konfirmuar me koronavirus këtë të premte në Fier.
Burime për Abc News bëjnë me dije se rastet e reja të infektuar sot në këtë qytet janë raste kontakti, të të riut i ardhur nga Anglia, i cili u konfirmuar dy ditë më parë me koronavirus.
Rastet e konfirmuara në Rrohovec të Fierit, janë nëna, vëllai dhe kushëriri.
Ndërkohë deri më tani numri i të infektuarve në vendin tonë është 2192 persona, me të cilëve 49 kanë humbur betejën me këtë sëmundje./abcnews.al