I ardhur me bujë nga Zvicra, Vllaznia “ndan” rrugët me Sadriaj

schedule15:00 - 5 Janar, 2022

schedule 15:00 - 5 Janar, 2022

Pas Arlind Kalajës, Gigante Wellington dhe Kaina Nunes një tjetër futbollist  ndërpret kontratën me skuadrën e  Vllaznisë.

Sipas “Shkodra Sport” bëhet fjalë për Albin Sadriaj, i cili u bë pjesë e shkodranëve verën e kaluar, duke mos qenë në gjendje të fitojë minuta me Brdaric në stol.

Vetëm 7 minuta në kampionat dhe 3 ndeshje në Kupën e Shqipërisë për Sadriaj, që drejtuesit e Vllaznisë vendosin ta largojnë me lojtarin që nuk përmbushi pritshmërite e klubit, duke qenë se vinte nga një kampionat i huaj si ai zvicerian. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!