I akuzuar si i përfshirë në vrasjen e banakieres në “Don Bosko”, çfarë deklaroi Nikoll Sherrniku para hetuesve

schedule11:18 - 8 Qershor, 2023

schedule 11:18 - 8 Qershor, 2023

Nikoll Sherrniku, personi që policia e prokuroria akuzojnë se ka siguruar targat e vendosura në makinën që u përdor në atentatin e “Don Boskos”, nuk pranon akuzën.

Ai është marrë nga grupi hetimor në pyetje, por ka mohuar të ketë dijeni për atentatin ku mbeti e vrarë banakierja Mimoza Paja dhe u plagosën 6 të tjerë, duke argumentuar se kur ngjarja ndodhi më mars, ai ndodhej në burg.

Pavarësisht deklaratës, policia e prokuroria thonë se ka prova të forta që e implikojnë atë dhe se targat në Gjermani janë marrë para gushtit 2022, kur u arrestua në Kune të Lezhës.

Nga veprimet hetimore hetuesit kanë dyshime se targat gjermane janë provizore që 28-vjeçari Sherrniku i kishte pasur në një automjet të blerë në Gjermani në 2020-ën.

Kjo makinë me targa provizore ka hyrë në vendin tonë nga 28-vjeçari duke e sjellë nga Kosova përmes pikës kufitare të Morinës. Makina rezultonte e regjistruar në emër të tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!