I ekstraduar në Shqipëri nga Maroku prej fundvitit, portugezi Ruben Saraiva i vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin ka refuzuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.
Paraditen e 17-janarit 28-vjeçari, u mor në pyetje për rreth 2 orë në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë, në prani dhe të dy prokuroreve të çështjes Erjon Shehaj dhe Françesk Ganaj.
Gjatë bisedes me Portugezin përfaqësuesit e organit të akuzes, mësohet ti kenë ofruar dhe bashkëpunim në këmbim të lehtesimit të pozitave penale, por Ruben Saraiva ka mohuar përfshirjen e tij në ngjarjen e rëndë të Shëngjinit./abcnews.al