I akuzuar për tradhti, kritiku i Putinit mund të dënohet me 25 vjet burg

schedule09:00 - 17 Prill, 2023

schedule 09:00 - 17 Prill, 2023

I akuzuar për tradhti, kritiku i Kremlinit Vladimir Kara-Murza mund të dënohet me 25 vite burg. Ditën e sotme pritet të mësohet vendimi i gjykatës së Moskës.

Kara-Murza, 41 vjeç, baba i tre fëmijëve dhe ish-gazetar me pasaportë ruse dhe britanike, për vite me radhë ka qënë kundërshtar politik i presidentit Vladimir Putin dhe u bëri presion qeverive dhe institucioneve të huaja për të sanksionuar Rusinë dhe rusët për shkelje të të drejtave të njeriut.

Prokurorët rusë kanë kërkuar një dënim me 25 vjet burg për Kara-Murza, të cilin e akuzojnë për tradhti dhe shpifje ndaj ushtrisë ruse pasi kritikoi atë që Moska e quan një “operacion special ushtarak” në Ukrainë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!