Gjykata e Posaçme ka dënuar me 5 vite burg Bledar Zenelin, i akuzuar për terrorizëm, për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi ulje me 1/3 duke u dënuar përfundimisht me 3.4 vite burg.
Zeneli u arrestua me urdhër të prokurorisë së Posaçme në bashkëpunim me anti-terrorin, pasi dyshohet se përmes rrjeteve sociale bënte thirrje për sulme terroriste dhe mbështete ISIS.
Sipas SPAK nga hetimet e kryera ka rezultuar se në rrjetet sociale Facebook dhe Telegram, publikonte artikuj dhe materiale radikale me përmbajtje ekstremiste në mbështetje të shtetit islamike. 30-vjeçari punonte kryesisht në ndërtim.
Ai është mbajtur për 2 vite nën vëzhgim. Kanë qenë agjentët e anti-terrorit që pas operacionit të koduar “Shadoë”, kanë kryer arrestimin e 30-vjeçarit i cili u dënua nga GJKKO për akuzat e “Nxitjes thirrjes dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitjes së urrejtjes ose grindjeve”./abcnews.al