I akuzuar për spiunazh, Kina dënon me 5 vite burg shtetasin britanik

schedule12:37 - 26 Janar, 2024

schedule 12:37 - 26 Janar, 2024

Kina njoftoi sot se ka dënuar një shtetas britanik me pesë vjet burg për spiunazh, duke përmendur një çështje disavjeçare që u bë publike vetëm këtë javë.

Një gjykatë e shkallës së parë në Pekin kishte dënuar shtetasin britanik në vitin 2022 “për marrjen dhe transferimin e paligjshëm të informacionit”, tha sot një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze gjatë një konference rutinë për shtyp.

Dënimi i tij u la në fuqi nga një gjykatë apeli shtatorin e kaluar, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze. Ministria e jashtme kineze siguroi se gjykata e gjykoi biznesmenin “duke respektuar rreptësisht ligjin” dhe se i garantonte “plotësisht” të drejtat e të akuzuarve.

Zëdhënësi diplomatik kinez shtoi se zyrtarët britanikë mund të vizitonin Ian Stones dhe të merrnin pjesë në gjyqin e tij.

“Kina është një shtet ligjor,” vuri në dukje Wang Wenbin.

“Organet gjyqësore mbikëqyrin rreptësisht që rastet të trajtohen në përputhje me ligjin dhe të mbrohen të drejtat dhe interesat ligjore të palëve kineze dhe të huaja”, theksoi ai.

/abcnews.al