I akuzuar për spiunazh, Kina dënon me 11 vite burg biznesmenin kanadez

schedule09:15 - 11 Gusht, 2021

schedule 09:15 - 11 Gusht, 2021

Një gjykatë në Kinë ka dënuar me 11 vite burg një biznesmen kanadez mbi akuzat e spiunazhit. Michael Spavor është ndaluar që nga viti 2018, pasi u arrestua me ish-diplomatin kanadez Michael Kovrig.

Vendimi pritet të testojë një marrëdhënie tashmë të tensionuar midis qeverisë kanadeze dhe kineze. Gjithashtu ky vendim vjen si një betejë ekstradimesh që përfshin Meng Wanzhou, ekzekutive e lartë e gjigantit  kinez të teknologjisë Huawei.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se dënimi ishte ” papranueshëm dhe i padrejtë”.

“Vendimi për Spavor vjen pas më shumë se dy vite e gjysmë. Gjatë procesit gjyqësor ka pasur mungesë të transparencës dhe vendimi nuk përmbushi as standardet minimale të kërkuara nga e drejta ndërkombëtare,” tha ai në një deklaratë, sipas një raporti të Reuters./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!