I akuzuar për krime kundër njerëzimit, ish presidenti peruan lirohet nga burgu

schedule09:22 - 7 Dhjetor, 2023

schedule 09:22 - 7 Dhjetor, 2023

Ish-presidenti peruan, Alberto Fujimori (1990-2000), 85 vjeç, u lirua të mërkurën nga burgu ku po vuante një dënim prej 25 vjetësh për krime kundër njerëzimit që nga viti 2009.

Pas faljes në vitin 2017, me vendim të Gjykatës së Lartë,  Fujimori, i cili vuan nga disa probleme kronike shëndetësore, sëmundje të zemrës, sëmundjeve të frymëmarrjes, sistemit neurologjik u lirua nga burgu Barvadigio.

Alberto Fujimori udhëhoqi Perunë nga 28 korriku 1990 deri më 22 nëntor 2000 para se të detyrohej të ikte në Japoni, vendlindja e familjes së tij. Dorëheqjen e ka dhënë me faks.

Pasi u ekstradua në Peru nga Kili në vitin 2007, ai u dënua dhe u burgos dy vjet më vonë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!