I akuzuar për evazion fiskal, fati i djalit të Biden në dorën e prokurorit të emëruar nga Trump

schedule12:56 - 7 Tetor, 2022

schedule 12:56 - 7 Tetor, 2022

FBI për muaj me radhë ka mbledhur prova në ato që agjentët besojnë se janë prova të mjaftueshme për të akuzuar Hunter Biden  djalin e presidentit, për evazion fiskal dhe dhënien e një deklarate të rreme për blerjen e një armë zjarri, sipas mediave të huaja.

Tani, fati i tij është në duart e prokurorit të shtetit Delauer, i cili është emëruar nga Donald Trump. Avokati i Hunter Biden tha se djali i presidentit nuk ka shkelur ligjin.

52-vjeçari është avokat dhe gjatë karrierës së tij ka punuar si jurist në vende të ndryshme, përfshirë Kinën dhe Ukrainën. Në vitin 2014 u përjashtua nga marina amerikane pasi rezultoi përdorues i kokainës.

FBI ka nisur hetimet për djalin e Biden që prej vitit 2018, kryesisht në lidhje me financat e tij dhe marrëveshjet që ka bërë jashtë Shteteve të Bashkuara.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!