I akuzuar për dhunë në familje, tjetër sulmues i Manchester United nën hetim

schedule19:56 - 4 Shtator, 2023

schedule 19:56 - 4 Shtator, 2023

Pas akuzave për dhunë në famijlje ndaj anësori të Manchester United, Mason Greenwood, akuza të cila u vërtetuan më pas se ishin të rreme, tashmë mediat braziliane raportojnë se një  tjetër futbollist i “djajve të kuq” e më konkretisht anësori Anthony është nën hetim nga gjykata e Sao Paulos për dhunë në familje ndaj ish-të dashurës së tij, Gabriela Cavallin.

Mediat braziliane pretendojnë se ka pasur akses në fotot, videot dhe bisedat që dëshmojnë për kërcënimet, frikësimet dhe sulmet fizike të Anthony ndaj ish-partneres së tij, madje në një video, ku shfaqet Gabriela, shihet edhe një plagë në kockat e gishtave.

Tashmë, na mbetet veçse të presim dhe të shohim se si do të shkojnë hetimet nga policia braziliane për “fantazistin” e sulmit, pjesë e një prej skuadrave më me emër në botë dhe e Kombëtares së Brazilit. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!