I akuzuar për abuzim seksual, ylli portugez del përpara gjykatës

schedule21:19 - 6 Shkurt, 2024

schedule 21:19 - 6 Shkurt, 2024

William Carvalho doli ditën e martë para Gjykatës Hetimore të Sevilla për t’iu përgjigjur pyetjeve të hetuesve pas akuzës për sulm seksual të bërë ndaj një gruaje me banim në Ibiza në gushtin e kaluar.

Sipas “Ok Diario”, viktima tha se kishte takuar futbollistin portugez në një restorant dhe më pas shkoi për të kërcyer me të në një klub nate dhe më pas u zgjua mëngjesin tjetër në një hotel me shenja të qarta dhune në trupin e saj dhe pa kujtuar saktësisht se çfarë ka ndodhur, përveç disa fragmenteve në të cilat ajo kujton se lojtari ishte sipër saj në krevat dhe në të cilat ai e kapi fort nga qafa, duke e detyruar të bënte ashtu siç dëshironte ai.

Sot dalin detaje të reja mbi denoncimin. Ngjarjet kanë ndodhur në gusht të vitit 2023 dhe gruaja thotë se ka gjetur “një mavijosje në këmbë dhe një ndrydhje në kyçin e këmbës”, duke garantuar gjithashtu se kishte pësuar një “goditje në kokë”.

Krahas lëndimeve të raportuara, gazeta spanjolle thekson gjithashtu se viktima ka ndjerë që të nesërmen e ngjarjes “dhimbje në pjesët intime dhe simptoma shqetësimi”, të cilat e kanë çuar në shtrimin në spital. Ajo nuk do të kishte marrë kurrë shpjegime nga futbollisti i Betisit dhe as nuk e di nëse ka “përdorur mbrojtje” gjatë marrëdhënies seksuale. Dyshimi është se edhe e ka “droguar”./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!