I adhurojnë thashethemet, njihuni me këto dy shenja të Horoskopit

schedule22:00 - 24 Gusht, 2020

schedule 22:00 - 24 Gusht, 2020

Ndoshta nuk e keni menduar, por në horoskop ekzistojnë dy shenja që i adhurojnë thashethemet.

Bëhet fjalë për Gaforret dhe Binjakët, të cilët  “vdesin” të marrin në gojë të tjerët.

Gaforrja

Mund të duken të paqta, të qeta, sikur nuk tentojnë të bëjnë keq. Por Gaforret janë thashethemexhie.

Nëse një Gaforre bën thashetheme me ju, e sigurtë që bën thashetheme edhe për ju.

Janë dëgjues të mirë, por sapo të largohet nga ju, biseda e radhës që do të bëjë me të tjerët do të jenë problemet tuaja.

Binjakët

Janë shenja e komunikimit, ndaj nuk u vëmë faj atyre, por juve që shkoni dhe u thoni një sekret Binjakëve.Nuk e bëjnë nga dashakeqësia, por flasin aq shumë saqë nuk i filtrojnë informacionet që japin./abcnews.al