Nënkryetarja Socialiste e Kuvendit Vasilika Hysi thotë se parlamenti funksionon edhe në mungesë të opozitës. Në studion e ABC News ajo bëri edhe interpretimin e Kodit zgjedhor për vakancat dhe tha se mandatet e refuzuara të opozitës, i kalojnë mazhorancës.
“Ne do presim zbatimin e Kodit Zgjedhor dhe Kushtetutës, se do mësojmë se cili është numri i kërkesave personale për mandate dhe kush do pranojë –plotësimin. Nëse mbaron lista e tyre ka dhe parti të tjera që kanë qenë në koalicion. Nuk ka pengesë që parlamenti të funksionojë. Nëse mbaron lista nga opozita i plotëson mazhoranca. Unë duhet të respektoj listën e kandidatëve në listë. Nuk di ende se çlloj parlamenti do jetë”. /abcnews.al