Hysaj: Po rritemi si skuadër, sikur të rezistonim edhe pak

schedule23:08 - 17 Nëntor, 2019

schedule 23:08 - 17 Nëntor, 2019

Elseid Hysaj, mbrojtësi i kombëtares, foli pas ndeshjes me Francën në Supersport. Goli i shpejtë, sipas kapitenit të kuqezinjve, ndikoi shumë në takimin e sotëm. Lojtari i Napolit është i bindur që Shqipëria ka cilësi dhe mund të marrë rezultate të mira.

Po të rezistonim dhe pak, do bënim më mirë, si bëmë në pjesën e dytë. Ato dy raste të Francës ndikuan në humbjen e ekipit. Jemi një ekip i mirë dhe po rritemi. Treguam që jemi një ekip që mund të luftojmë me të gjithë.

Frikë nga Franca? Ata nuk na trembën, është kënaqësi të luash ndaj këtyre çunave me famë botërore“, theksoi shkodrani që aktivizohet me Napolin në Serie A. /abcnews.al