Hysaj nga stoli, Ancelotti nuk i beson shkodranit

schedule14:09 - 22 Shtator, 2019

schedule 14:09 - 22 Shtator, 2019

Lecce-Napoli është një nga ndeshjet e kësaj jave në Serie A. Kjo përballje nis prej orës 15:00 dhe për mbrojtësin shkodran, Elseid Hysaj, nuk ka vend në formacion. Futbollisti i kombëtares sonë e nis nga stoli dhe do të presë shansin e tij.

Këtë sezon Hysaj ka luajtur vetëm gjashtë minuta në Serie A. Ai u aktivizua në fund të takimit me Fiorentinën, që Napoli e fitoi me shifrat 4-3 në transfertë. Me Juventusin mbrojtësi ishte në stol dhe nuk mori asnjë minutë. /abcnews.al