Hysaj në stol, nuk kursehet as Broja: Reja projekton formacion e Shqipërisë

schedule20:21 - 26 Shtator, 2022

schedule 20:21 - 26 Shtator, 2022

Shqipëria përballet nesër me Islandën, në duelin e fundit të Nations League. Kuqezinjtë duan fitoren e parë dhe do bëjnë maksimumin, ndërkohë që trajneri Reja ka menduar ndryshime në formacion.

Në mbrojtje do të jetë Gjasula me Veselin e Ismajlin, pasi Ajeti ka pasur temperaturë dhe është në dyshim. Nga krahët do jenë Balliu e Lenjani, me Hysajn që mbetet në stol, sikurse shkruan Supersport.

Abrashi, Ramadani dhe Bajrami janë projektuar për mesfushën, ndërsa në sulm Cikalleshi do të ketë në krah Uzunin dhe jo Brojën.

Shqipëria (Formacioni i mundshëm): Strakosha, Balliu, Ismajli, Gjasula, Veseli, Lenjani, Abrashi, Ramadani, Bajrami, Uzuni, Cikalleshi