Në konferencën e ditës së sotme ishte i pranishëm edhe Elseid Hysaj, i cili ka folur në prag të miqësores që kombëtarja jonë do të luajë ditën e nesërme me Spanjën në Barcelona, orën 19:45.
Mbrojtësi u shpreh se të gjithë djemtë që do të zbresin në fushën e lojës do të jetë të karikuar për të marrë një rezultat pozitiv në këtë takim.
“Është një ndeshje shumë e bukur, të gjithë duan të jenë në fushë. Për ne është një ndeshje me karikim të madh, shpresoj të japim maksimumin dhe të marrim një rezultat të mirë, për ne dhe për të ardhmen tonë.
Spanja është një nga skuadrat më të mirë në mbajtjen e topin dhe lojën e shpejtë. Duhet të rrimë pas duke pritur. Do shkojmë përpara me sulm ose presing nëse do shohim se del ndonjë rast. Nesër do jetë një nga testet më të mira.
Ata luajnë shpejt dhe mbajnë topin, do të jetë një provë e madhe. Atmosfera është shumë e mirë, i kemi munguar njëri-tjetrit. Jemi shumë mirë, të gëzuar që u takuam dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin nesër“, deklaroi anësori i djathtë i Lazios. /f.a/abcnews.al