Hysaj-Napoli: Zhvillime të reja, kontrata e re gati për shkodranin

schedule12:59 - 20 Mars, 2020

schedule 12:59 - 20 Mars, 2020

Elseid Hysaj dhe Napoli mund të nënshkruajnë një kontratë të re në ditët në vijim. Shkodrani ka rigjetur formacionin me trajnerin Gennaro Gattuso në stolin e skuadrës italiane. Kapiteni i kombëtares shqiptare, me ish-teknikun, Carlo Ancelotti, e kishin humbur pozicionin e tij.

Tani Gattuso është i kënaqur dhe mes tij dhe Napolit deri në muajin maj mund të nënshkruhet një marrëveshje e re, sikurse raporton Sky Sport. Hysaj ka kontratë deri në verën e vitit 2021 dhe normalisht klubi i Serie A nuk do pranojë ta humbë mbrojtësin me parametra zero.

Menaxheri i shkodranit, Mario Giuffredi, ka një raport të mirë me klubin italian. Te Napoli ai ka disa klientë të tij dhe pritet që fillimisht palët të rinovojnë dhe më pas të vendoset përfundimisht për të ardhmen. Me hapjen e merkatos, palët do të shohin interesat e tyre dhe mund të ndodhë që Hysaj të shitet dhe Napoli të përfitojë nga transferimi i tij. /abcnews.al