Lazios i zhbllokohet merkato dhe ditën e sotme ka pasur disa zyrtarizime. Pedro ishte afrimi i parë i konfirmuar ditën e sotme.
Sulmuesi la Romën dhe mbeti në kryeqytet, por tani do të jetë nën urdhrat e Maurizio Sarrit. Pas Pedros kanë ardhur rresht edhe njoftime të tjera.
Mes tyre është edhe emri i Elseid Hysajt, i cili prej kohësh stërvitet dhe luan me Lazion. Të njëjtin fat kanë pasur edhe Luka Romero dhe braziliani Felipe Anderson. /abcnews.al

