Formacioni “top” i transferimeve falas, kështu e cilëson Transfermarkt dhe në të janë emra të mëdhenj që këtë verë kanë ndryshuar klube pa u paguar asnjë cent për to.
Më i bujshmi është transferimi i Leo Messit nga Barcelona te PSG, ndërkohë që i gjithë ky rreshtim që paraqitet nga faqja e specializuar e merkatos vlen 388 milion euro.
Rekordin e ka pikërisht argjentinasi, që vlerësohet me 80 miliom euro. Në këtë formacion të veccantë ka vend edhe për një shqiptar, mbrojtësin Elseid Hysaj.
Shkodrani ka kaluar te Lazio me parametra zero dhe vlera e tij në Transfermarkt është 13 milion euro. PSG ndërkohë kampionia për transferimet pa para, pasi ka marrë në skuadër Gigio Donnarumma (65 milion euro), Sergio Ramos (10 milion euro) dhe Georginio Wijnaldum (30 milion euro).
Barcelona gjithashtu ka marrë tre lojtarë me parametra zero, duke nisur me mbrojtësin Eric Garcia (20 milion) e për të kaluar te sulmuesit, Memphis Depay (45 milion euro) dhe Sergio Aguero (18 milion euro).
Në formacionin e “top” transferimeve me parametra zero janë edhe David Alaba (55 milion euro), i cili kaloi te Real Madrid, Hakan Calhanoglu (35 milion euro) që la Milanin për Interin dhe Florian Thauvin (17 milion euro) që refuzoi oferta në Europë për Tigres në Meksikë. /abcnews.al