Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hysaj jashtë kombëtares, Napoli zbulon shkallën e dëmtimit

schedule22:26 - 6 Tetor, 2019

schedule 22:26 - 6 Tetor, 2019

Elseid Hysaj nuk do të jetë i gatshëm për Shqipërinë në dy sfidat kundër Turqisë dhe Moldavisë. Këtë gjë e ka konfirmuar klubi i Napolit, me anë të një deklarate zyrtare pas ndeshjes kundër Torinos. Në njoftimin e klubit napolitan, shkruhej:

“Elseid Hysaj pësoi një frakturë në dërrasën e krahahorit në një përplasje gjatë barazimit 0-0 të Napolit me Torinon të dielën në mbrëmje. Kjo është diagnoza e fundit e bazuar në një ekzaminim mjekësor dhe skanimeve. Mbrojtësi i Napolit nuk do të jetë i gatshëm për Shqipërinë për ndeshjet e tyre të ardhshme.”

Me Elseid Hysajn që tashmë nuk do të jetë jashtë listës së kombëtares kuqezi, trajneri Edy Reja me shumë gjasa do të grumbullojë mbrojtësin Ivan Balliu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!