Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu lëshoi një paralajmërim të ashpër ndaj Hezbollahut , pasi ministri i Mbrojtjes bëri të njëjtën gjë më herët gjatë ditës.
“Mos bëni gabim duke shkuar në luftë. Ky do të ishte gabimi i jetës suaj… Hyrja juaj në luftë do të vulosë fatin e Libanit”, tha Netanyahu, shkruan Al Jazeera.
Udhëheqësi i Hezbollahut, Nasrallah deklaroi më herët se grupi i armatosur përdori lloje të reja armësh dhe goditi objektiva të reja në Izrael.
Ai u zotua se fronti kundër izraelitëve do të “mbetej aktiv”./abcnews.al