“Hyrja ime në politikë lidhet edhe me lotët për teatrin”, Flutura Açka emocionon me deklaratën

schedule22:45 - 21 Prill, 2021

schedule 22:45 - 21 Prill, 2021

Shembja e Teatrit Kombëtar më 17 maj të vitit të kaluar, duke lënë pas përplasjet e shumta të dy viteve mes forcave të policisë dhe protestuesve shkaktoi goxha reagime. Mes personave më të përfshirë që ka brohoritur me zë të lartë kundër shembjes së kësaj godine ishte shkrimtarja e njohur Flutura Açka.

Shembja e Teatrit duket se ka lënë gjurmë ne jetën e saj, gjë për të cilën ajo ka folur edhe mbrëmjen e sotme në “E ardhmja është vajzë”. Flutura tregoi se pas humbjes së të birit kishte menduar se nuk do derdhte asnjë lot për asnjë motiv tjetër. Mirëpo, kur kishte parë se si Teatri Kombëtar shembej para syve të saj kishte derdhur lot.

Teksa rrëfente për këtë ditë të trishtë për të, shkrimtarja shtoi se shembja e Teatrit Kombëtar është një nga arsyet pse ajo zgjodhi të bëhej pjesë e politikës.“Pas humbjes së tim biri nuk shikoja asnjë arsye mbi këtë dhe që të më tundonte mua për lot, përveç asaj që më del e tepron për 10 jetë. Por më 17 maj të 2020 në të gdhirë të atij mëngjesi unë kam qarë. Atëherë kur mendoja se nuk kisha arsye të qaja më, kur pashë një teatër që shembej përpara syve të mi.

Atë ditë unë kam qarë dhe them se vendimi im për të hyrë në politikë, mund të jetë reminishenca e atyre lotëve. Nuk e di sa përqind ka ndikuar kjo por një nga arsyet është edhe kjo. Që unë jam tronditur të shohë se si një gjë që ishte rinia ime të shembej, ishte si të më merrnin rininë. Nuk dua ndëshkim, por të vë në vend atë tronditje që kam marrë atë ditë.” – tha Açka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!