Kryesocialisti Rama ndodhet në Shkodër në vijim të mbylljes së turit elektoral për garën e madhe të 11 majit. Rama tha ndër të tjera se më parë hyrja e Shkodrës ngjasonte si në atë të Afganistanit, sepse sipas ti vizioni i kënetës është Lana e 2030.
“Që kur unë kërkoja lirimin e të burosurve politikë, bufi thoshte që ky do të nxjerrë llumin e shoqërisë nga burgu. Po rezidencën e komunitetit Mysliman kush ja dha? Stadiumin kush ja bëri Shkodrës, a është Vllaznia një nga krenaritë?
Po teatrin Migjeni, kush i shpëtoi nga korenti aktorët? Hyje në Shkodër sikur hyje në Afganistan, ca ndërtime të tmerrshme që kam prishur unë tek Lana. Hyrja e Shkodrës ishin Lana e 2000shit, sepse kaq është vizioni I kënetës. Si mundet të diskutojmë për këto në vitin 2025 kur ne jemi ulur në tavolinë me BE-në?
U deshën 10 vite përpjekje që ndërkombëtarët kur të na shohin të rrijnë drejt dhe të flasin me respekt, vlerësim dhe besim për ne. gjithë Europa zbret në 16 maj, nuk është parë ndonjëherë.”

